Categories Lajme

“Mes pacientëve në Sanatorium, një 16-vjeçar me covid”

Situata e pandemisë së Covid-19 ne vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese. Në 24 orët e fundit u regjistruan 3 viktima ndërkohë që 319 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërkohë po ashtu dy spitalet Covid-19 në Tiranë, janë drejt mbushjes së kapaciteteve për shkak të numrit të lartë të pacientëve të sëmurë. Për herë të parë në vendin tonë është raportuar se aktualisht po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se për 1 orë e 40 minuta 16 autoambulanca kanë sjellë pacientë të prekur me COVID-19. Po ashtu ai theksoi se rritja e numrit të të shtruarve me shumë gjasa do të bëjë të mundur hapjen e COVID3, tek ish-Kirurgjia. Sipas tij në këto ambiente janë parë punonjës, si dhe hyrja është rrethuar sipas parametrave të sigurisë, ndërsa ka gjasa se ai do të hapet gjatë natës apo në mëngjes.

Ndër të tjera Skëndaj tha se në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ i shtruar ndodhet një 16-vjeçar, i cili është më i riu për nga mosha e pacientëve. Mësohet se adoleshenti ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe merr pak litra oksigjen. Kujtojmë se sot u regjistruan 319 raste me COVID-19 si dhe 3 persona humbën jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME