Categories Teknologji

Mesazhet që dërgohen si pëshpërimë drejt e në vesh

Kërkuesit në universitetin amerikan “MIT” (Instituti i Teknologjisë së Masaçusetit) kanë arritur të përdorin rrezet laser që të dërgojnë mesazhe në formë pëshpërime drejt një personi, pak metra larg, pa mundur që ta dëgjojnë të tjerët që janë të pranishëm.Për të arritur këtë, shkencëtarët kanë përdorur efektin fotoakustik: avulli i ujit që ndodhet në ajër, thith dritën dhe formon valë zanore.

Rrezet laser kanë arritur të përcjellin një tingull me 60 decibel, që i bie të jetë i barabartë me zërin e një bisede në sfond, në restorant, nga tryezat e tjera. Kjo metodë ka arritur ta dërgojë zërin në një distancë prej 2.5 metrash.

Një teknikë tjetër ka modifikuar fuqinë e rrezeve të laserit për të koduar një mesazh, që më pas prodhon një tingull më të heshtur, por më të shqueshëm. Kjo metodë është përdorur për të përçuar muzikë, fjalime të regjistruara, me volum zëri të barabartë me atë të një bisede normale mes dy personazh.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME