Categories Kuriozitete

Meshkujt bëjnë 76 minuta në ditë thashetheme, më shumë se femrat

Thashethemet janë pjesë e përditshmërisë tonë dhe të gjithëve na ndodh të dëgjojmë të flasin për dikë teksa jemi ulur për të pirë një kafe. Nëse perëndimorët ulen në kafene dhe përfundojnë me shpejtësi kafen, tek ne ndodh krejt e kundërta, pasi mjedise të tilla janë kthyer në “fole thashethemesh”. Megjithatë, këtë herë “risia” qëndron në faktin se nëse deri dje ishin femrat ato që mbanin rekord për të bërë thashetheme, një studim i ri tregon krejt të kundërtën, duke zbuluar se meshkujt cilësohen më thashethemexhinj se femrat.

Ky zbulim befasues, ka të bëjë me një studim amerikan në të cilin janë përfshirë 5 mijë persona dhe në bazë të vëzhgimit rezultoi se femrat merreshin me “llafe” 52 minuta në ditë ndërsa meshkujt shpenzuan plot 76 minuta. Studimi i ”Onepoll”, tregoi se meshkujt janë ata që merren me më shumë thashetheme. Po ashtu 31% e të intervistuarve meshkuj deklaruan se ishin më të lumtur kur ndanin situata me miqtë e tyre, se sa kur kryenin marrëdhënie intime.

Temat e preferuara të meshkujve janë dehja me shoqërinë, lajmet, kolegët, puna, femrat, lidhjet intime në punë, rroga, shefi etj, ndërkohë femrat zgjedhin argumente që kanë të bëjnë me femra të tjera, me personazhe të famshëm, problemet në çift, dashuria e personave të tjerë, dikush që është shëndoshur, të fejuarit ose burrat e femrave të tjera dhe vjehrra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME