Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me zgjedhjet e zhvilluara dje në rajonin e Umbria, ku sipas tij janë përmbysur tabutë.
“Mësim i madh nga Italia, për ata që guxojnë të pengojnë zgjedhjet dhe vullnetin e popullit!!”, shkruan Vasili në një postim, referuar fitores së Matteo Salvinit, Silvio Berlusconit dhe Giorgia Melonit.
Postimi i Vasilit
Mesim i madh nga Italia, per ata qe guxojne te pengojne zgjedhjet dhe vullnetin e popullit!!
Votime te jashtezakonshme ne Itali.
Regjioni Umbria pas shume e shume vitesh permbysje historike.
Mateo Salvini,Giorgia Meloni dhe Silvio Berluskoni shemben tabute politike.
Fitojne me rreth 60% ne nje regjion te drejtuar per dekada nga e majta.
Shuplake e tmerrshme per ata duan te pengojne zgjedhjet e parakohshme dhe nuk lejojne popullin te shprehet.
Shuplake per qeverite fiktive te lindura jashte vullnerit te popullit.