Categories Lajme

Mësimet që na jep Japonia për mbrojtjen nga tërmetet

“Tirana Today” ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit 2019 dhe një herë në vëmendjen e lexuesve. Tërmeti i rënë mëngjesin e 26 nëntorit tronditi Shqipërinë, duke shkaktuar dhjetra viktima, si dhe qindra të plagosur. Por, duket se vendi ende nuk ka gjetur paqe, pasi lëkundjet janë të vazhdueshme. Në disa raste edhe magnituda e tyre është e lartë. Edhe pse Shqipëria është një vend sizmik, pra tërmetet nuk janë një fenomen i ri, përsëri vendi është i papërgatitur. Japonia është një nga shtetet e cila ka vuan nga tërmete të vazhdueshme dhe të rënda, por masat e marra prej saj janë shumë të mëdha. Më poshte ne po ju sjellim 6 mënyra se si Japonia mbrohet nga tërmetet.

Trenat Në çdo tren janë vendosur monitor të masin aktivitetin sizmik të tërmeteve. Kur sinjalizohet, sistemi automatikisht ndalon trenin në ndalesën më të afërt, para se tërmeti të godasë.  Në 2011-ën kur Japonia u godit nga një tërmet prej 9.0 magnitudë, 27 trena të shpejtësisë së lartë, ishin në lëvizje. Çdo tren u sinjalizua nga para-goditjet dhe u ndaluan para goditjes së madhe. Duke sjellë zero viktima dhe të lënduar.

Ndërtesat Është një mrekulli është edhe ndërtesat më të larta qëndrojnë në këmbë edhe gjatë një tërmeti të fuqishëm. Shumë prej tyre kanë një sistem kundërpeshë të instaluar, që lëkundet me lëvizjen e ndërtesës për ta stabilizuar atë.

Shtëpi të vogla janë ndërtuar me themele fleksibël që mund të thithin lëvizjen në 6 drejtime dhe të zvogëlojnë efektet e tërmetit. Ashensorët mbyllen automatikisht dhe duhet të kontrollohen para se të funksionojnë përsëri. Linjat e gazit, energjisë elektrike dhe ujit fiken automatikisht, duke parandaluar zjarret, përmbytjet dhe shpërthimet.

Mbulimi nga televizionet Nëse një tërmet godet vendin, të gjitha televizionet në Japoni i fokusohen mbulimit të tërmetit. Duke u siguruar që njerëzit të jenë të mirë-informuar se si të qëndrojnë të sigurt. Ato trajtojnë infromacione mbi tërmetin, ku të gjejnë strehim për mbrojtje, shkruan Tirana Today.

Telefonat Çdo smartphone në Japoni ka të instaluar një sistem alarmi për emergjenca si cunami apo tërmeti. E targetuar 5 në 10 sekonda para goditjeve të forta, i jep kohë njerëzve të gjejnë mbrojtjen më të shpejtë. Sistemi automatikisht deri në momentin që përfundon tërmeti therret “Jishin desu! Jishin desu!”, e cila përkthehet (Ka një tërmet).

Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.

Teksa në shkolla të tjera fëmijët mësohen se çfarë duhet të bëjnë në rast zjarri, në Japoni shkolla janë fokusuar te tërmetet. Që në moshë të vogël, fëmijët edukohen se ku të kërkojnë mbrojtje dhe si të qëndrojnë të sigurt gjatë një tërmeti. Nëse janë në klasë ata duhet të qëndrojnë poshtë tavolinës dhe të mbahen në këmbët e saj. Nëse janë jashtë, mësohen të shkojnë në qendrën e një hapësire të hapur, për të shmangur rrezikun e rënies së objekteve nga sipër. Po ashtu janë disa praktika ku fëmijët merren nga personeli i zjarrëfikësve dhe vendosen në një stimulator tërmetesh. Në mënyrë që të njohin ndjesinë e tërmetit që në moshë të vogël.

Çanta emergjente Çdo familje në Japoni mban një çantë të mbushur me mjete emergjente për çdo pjesëtarë. Këto çanta kanë ushqime, ujë, doreza, maska fytyre, elektrik, radio për të komunikuar, ilaçe, bateri të karikueshme me dritën e diellit, etj./ Përgatiti: Tirana Today

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME