Categories Lajme

Mësimi në universitete, Manastirliu: Do vijojë online deri në një urdhër të dytë

Pavarësisht kerkeses nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ndaj qeverisë për vaksinimin e stafeve akademike dhe rikthimin e studentëve në auditor, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se mësimi online në Universitete do të vijojë online deri në një urdhër të dytë.

“Puna në 4 spitalet vijon pa ndalur në shërbim të qytetarëve dhe rasteve, ne kemi siguruar të gjithë kapacitetet e nevojshme dhe furnizimet me barna dhe materiale mjekësore në mënyrë që bluzat e bardha të kenë kapacitete e nevojshme për të trajtuar pacientët. Spitalet rajonale vijojnë vijojnëë të kryejnë triazhin në të gjithë strukturat e tyre, ku përveç tamponit bëhet dhe testi i shpejtë. Vijon puna për të gjithë procesin që e kemi nisur të vaksinimit, të mjekëve dhe infermierëve në frontin e parë të luftës COVID. 369 mjekë e infermierë janë vaksinuar ku më pas do të shkojmë te shtëpitë e azileve dhe për të vijuar më pas me të moshuarit mbi 75vjeç duke vijuar me vaksinimin e kombinuar. Për universitetet, mësimi online do të vijojë të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë.

Ashtu sikurse, Silva Bino jua shpjegoi, mund tju përsëris se ky vendim përsa i përket universiteteve vjen bazuar në disa të dhëna epidemiologjike ku kemi një rritje të rasteve pozitive në grupmoshën e re. Kjo na çon në një vendimarrje për të bllokuar përhapjen e virusit në këtë grupmoshë. Nëse do kemi grumbullim të rinjsh në sallat e universiteteve, do kemi rritje. Me të dhënat që kemi është vlerësuar nga Komiteti i Ekspertëve që mësimi të vijojë online. Kjo mund ta shihni dhe në vendet e tjera. Dhe universitetet kanë pasur kohë për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, do ketë vlerësim në baza epidemiologjike. Ajo çfarë është fokusi ynë, është shëndeti i qytetarëve. Mbi këtë nisemi kur marrim vendim.” – tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME