Categories Lajme

Mësimi online, Meta: Qeveria të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për studentët!

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një bashkëbisedim online përfaqësues të qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend. Kreu i Shtetit thekson se në fokus të këtij bashkëbisedimi kanë qenë vështirësitë dhe problemet e shumta, që po hasin studentët gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë. Sipas Presidentit, është e rëndësishme t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktikave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet.

Postimi i plotë: I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktikave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë. I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME