Rastet e grabitjes nuk kanë munguar edhe në këto kohë karantine. Një rast vjedhjeje ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar ka shkruar se i kanë grabitur telefonin mesditën e sotme në Vlorë. Nga pamjet e publikuara shihet sesi një vajzë e shikon telefonin, afrohet dhe më pas e merr.
Qytetari shprehet se ai ka kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte harruar atë tek shkallët. Ai thotë se në telefon ka dokumentat për në Amerikë dhe se i nevojitet me patjetër. Qytetari shkruan: Prsh joq kam lene telefonin poshte shpis te shkallet e kam harruar. Kam dukumentat per Amerike aty ne tel po pati mundesii te kthehej sa te marr ato ta mbaj telin flm. Ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 12 në Vlorë.