Categories Lajme

3 metra larg njëri-tjetrit në det, ja si do pushoni në Shqipëri

Këtë verë, do të duhet të qëndrojmë 3 metra larg njëri-tjetrit në det, ndërsa çadrat në rërë do të jenë 3,5 metra larg njëra-tjetrës. Kështu është përcaktuar në draft-protokollin e përbashkët të Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Shëndetësisë, që propozon masat që duhet të merren nga operatorët turistikë për sezonin veror. Në draft përcaktohet se ky protokoll do të hyjë në fuqi nëse shfuqizohet gjendja e emergjencës, e cila deri tani përfundon më 23 qershor. Në draft-protokoll përcaktohet gjithashtu distanca prej 1 metër që pasagjerët duhet të mbajnë në autobusë dhe furgona kur udhëtojnë me mjete të përbashkëta.

Ndërsa në hyrje të çdo hoteli apo shtëpie pushimi duhet të matet temperatura e vizitorëve, në mënyrë automatike ose përmes një personi të caktuar për këtë detyrë. Shërbimi bufe nëpër hotele nuk do të lejohet, sipas këtij draft-protokolli, pasi klientët do të duhet të shërbehen në çdo rast nga personeli i restorantit, sigurisht duke përdorur maska dhe doreza.

Në draft-protokoll përcaktohet mbyllja e të gjitha këndeve për fëmijët brenda hoteleve dhe shtëpive të pushimit, si edhe aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme.Çadrat e plazhit do të duhet të vendosen minimumi 3 metra larg bregut të detit për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të pushuesve, ndërsa për çdo 100 çadra kërkohet të ketë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME