Categories Lifestyle

Mësoni më shumë rreth lajthive

Vitet e fundit frutat e thata kanë filluar të konsumohen shumë, sepse janë të pasur me vlera ushqyese. Megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve mundojnë t’i shmangin kur janë në dietë, por në fakt kjo është e gabuar, sepse disa fruta të thata ndihmojnë në reduktimin e peshës. Ndër to përfshihen edhe lajthitë, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin në përgjithësi.

1.Ndikojnë në shëndetin e zemrës
Lajthitë janë të pasur në magnez, kalium dhe fibra dietike, që ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe arterieve. Gjithashtu ndihmojnë në heqjen e kolesterolit të keq nga trupi, që është përgjegjës për një sërë sëmundjesh.

2.Mund të reduktojnë riskun e prekjes nga kanceri
Lajthitë kanë një sasi të lartë antioksidantësh që parandalojnë kancerin. Ato përmbajnë Vitaminë E, që redukton riskun e prekjes nga kanceri i gjirit, mushkërive dhe prostatës.

3.Menaxhojnë diabetin
Për të parandaluar diabetin një njeri duhet të marrë sa më shumë magnez, fosfor dhe kalium, që gjenden me shumicë tek lajthitë. Gjithashtu ato ndihmojnë në rriten e kolesterolit të mirë në trup dhe reduktimin e atij të keq, gjë që ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e shëndetit të gjakut.

4.Përmirësojnë shëndetin e trurit
Lajthitë përmbajnë aminoacide dhe yndyra të mira, që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të trurit.

5.Ndihmojnë në rënien nga pesha
Lajthitë ndihmojnë në rënien nga pesha duke ndikuar direkt në metabolizmin e trupit. Ato ndihmojnë në shpejtësinë e rënies nga pesha. /revistawho.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME