La Liga ka shpallur lojtarin më të mirë të muajit dhjetor. Antoine Greizmann është përzgjedhur si lojtari i muajit të fundit të vitit 2018. Francezi ndihmoi Atletico Madridin duke shënuar katër gola dhe dha një asist. Golat e tij janë cilësuar si me rëndësi të madhe, pasi golat ndaj Valladalid dhe Espanyol i dhanë fitoren skuadrës së Diego Simeones. Vlerësimi i francezit ka ndezur debat pasi Lionel Messi ka patur një ecuri perfekte përgjatë muajit dhjetor, duke shënuar 6 gola në 4 ndeshje të Barcelonës, madje udhëheq edhe listën e golashënuesve në La Liga me 16 gola e 10 asist.
🔴🏆⚪
¡@AntoGriezmann, delantero del @Atleti, es elegido Mejor Jugador del Mes de diciembre de #LaLigaSantander!
📝 https://t.co/03UctoFYMO pic.twitter.com/omU2JDQyGr
— LALIGA (@LaLiga) January 9, 2019