Lionel Messi ka lënë Barcelonën dhe ka fluturuar drejt Argjentinës, ku së bashku me familjen e tij do të festojë Krishtlindjen. Ylli blaugrana ka udhëtuar me një avion privat, ndërsa do të kthehet në Barcelonë ditën e dielë për të vijuar stërvitjen me skuadrën e tij.
Ditën e martë, Messi duhet të jetë në fushën e lojës për sfidën e La Ligas kundër Eibar, e vlefshme për javën e 16 të kampionatit, shkruan Mundo Deportivo. Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e pestë në kuotën e 24 pikëve, 8 më pak se Atletico dhe Real Madrid kryesues.
