Categories Lajme

Meta: Air Albania më anuloi fluturimin pa paralajmërim, Qeveria të mbajë përgjegjësi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se ditën e djeshme ka humbur një fluturim, për shkak të një anulimi pa paralajmërim nga “Air Albania”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se një shqetësim i tillë nuk ishte vetëm i tij, por thotë se ka takuar shumë qytetarë që kishin pasur të njëjtat probleme.

Një nga qytetarët, sipas tij, i rrëfeu se një gjë e tillë i kishte ndodhur pesë herë.

Meta shkruan se qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente, duke lënë “justifikimet boshe”.

“Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu! Mbrëmë më qëlloi të humbisja fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi fluturimin pa paralajmërim në kohën e duhur! Jo vetëm kaq por u desh të insistonim bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm Prof. Edmond Panaritin që të merrnin përsipër akomodimin në hotel për më tepër që mikpritësit tanë në Baku i kishin paguar biletat tona në business. Ndërkohë sot ne avion takuam shumë qytetarë të revoltuar se disa prej tyre kishin fjetur në aeroport dhe e kishin rast të përsëritur.

Ndërsa një zonjë që jetonte në Kaliforni edhe pse i kishin zgjidhur akomodimin në hotel tha se kjo ishte hera e pestë që i ndodhte me Air Albania dhe s’kishte më ndërmend ta provonte këtë torturë. Për mua personalisht është hera e dytë por Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente se justifikimet që zogjtë kanë sulmuar motorët nuk shkojnë më. Ose të paktën t’i ndryshojë emrin kompanisë”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME