Categories Lajme

Meta alarmoi shtetin duke paralajmëruar një tërmet apokaliptik, reagon sizmiologu grek

Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. Ky është reagimi ekskluziv që jep për Shqiptarja.com, sizmiologu i vjetër grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë.

Emri i tij u përdor nga Presidenti Ilir Meta, ku teksa e citonte për paralajmërimin e një tërmeti apokaliptik që do godiste Ballkanin, i dërgonte një letër kryeministrit Rama, zv.kryeministrit Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që ta informojnë kreun e shtetit a kanë marrë masa dhe a mund ta përballojë Shqipëria një tërmet të përmasave të tilla.

“Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, thotë Meta në letrën e tij të cilën Shqiptarja.com e disponon.

Por sizmiologu grek në përgjigje të një email-i që Shqiptarja.com i dërgoi duke e pyetur a e ka bërë një parashikim të tillë dhe a ka biseduar me kreun e shtetit shqiptar, ai përgjigjet:

“Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. Unë nuk kam bërë asnjë parashikim. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj. E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake”/Shqiptarja Përgjigja me email e Prof. Akis Tselenti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME