Categories Lajme

Meta bisedë telefonike me presidentin slloven

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor. Të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë. Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat. Presidenti Meta i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME