Categories Lajme

Meta dekoron izraelitët por njërit i fsheh fytyrën, kush është ushtaraku i mbuluar?

Presidenca fsheh fytyrën e një prej ushtarakëve izraelitë.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti Ilir Meta ka dekoruar bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

Ai i ka dorëzuar Kolonelit Golan Vach ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’ duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: ‘Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të vi ktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019’.

Mirëpo ajo që vihet re në fotot që kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale është fshehja e portretit të njërit prej ushtarakëve, të cilit në ndryshim nga të tjerët nuk i dallohet portreti.

Gazetarët kanë pyetur Presidencën mbi arsyen se pse ka zgjedhur të mbulojë fytyrën e ushtarakut mirëpo ende nuk e kanë marrë një përgjigje.

Dyshimet e para janë se ushtaraku në fjalë mund të jetë agjent sekret mirëpo publikimi i fotove me fytyrën e tij mbuluar është lexuar si gafë. Presidenca mund të kishte zgjedhur që thjesht ta shmangte nga fotoja ushtarakun por ka publikuar këto imazhe që kanë ngjallur me të drejtë shumë debat e dyshime.

Kjo është hera e parë që një institucion i lartë shtetëror si Presidenca, fshin fytyrën e dikujt nga fotoja zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME