Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dëshmisë së dhënë sot në komisionin hetimor për shkarkimin e tij. Në një publikim në Facebook, Meta shprehet se deri në 24 korrik të vitit 2022, kohë kur mbaron dhe mandati 5-vjeçar i tij, institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës.
“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Presidenti Meta.
Kreu i shtetit ka publikuar dhe një video me momente nga seanca e sotme në komisionin hetimor.