Categories Lajme

Meta fton sipërmarrësit kalabrezë: Investoni në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir  Meta zhvilloi një vizitë në kompaninë “Amarelli”, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali.

Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve.

Ndërsa Presidenti Meta, theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrësit kalabrezë.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria ka potenciale të mëdha duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetikë, sidomos turizëm, etj.

“Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderueshme dhe “know-how” për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe rezorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milion për 2017. 

Në këtë kontekst, dëshiroj që të ftoj sipërmarrësit e “Unindustria Calabria” të vlerësojnë këto oportunitete investimesh në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullator dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtime taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje”, tha Presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 16 Mars 2025

Dashi Nëse nuk doni qe debatet dhe mosmarrëveshjet te bëhen pjese e jetës suaj mundohuni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 30-vjeçari. Policia sekuestron kanabis e kokainë

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi disa makina, arrestohet 34-vjeçari. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë

Një 34-vjeçar, identifikuar me inicialet K. Ll., është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Motra qëllon me thikë vëllanë e mitur, policia nis hetimet. E reja dërgohet në…

Një 19-vjeçare, është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës për plagosjen e vëllait të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje, kapen dy kushërinjtë në Dibër

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë…

LEXO ME SHUME