Categories Lajme

Meta: Komiteti i Maturës Shtetërore tu përgjigjet maturantëve

Presidenti, Ilir Meta, thotë se po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse. Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit i bën thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

Meta: Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie. Meta kujton se viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë.

Ndaj, thekson ai, provimi i Maturës Shtetërore duhet të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara!

Maturantët po protestojnë prej dy ditësh, ndërsa kanë paralajmëruar edhe ditën e dielë një tjetër protestë para Ministrisë së Arsimit, e në mbështetje të kauzës së tyre janë shumë studiues të fushës, por edhe pedagogë, prindër dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME