Categories Lajme

Meta me Presidentin e PE-së: Sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës, me rëndësi për integrimin!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli. Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Presidenti mirëpriti takimin e organizuar së fundmi nga Presidenti Sassoli me kryetarët e Parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e përbashkëta të shprehura në konkluzionet e këtij takimi të nivelit të lartë.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës e jo-konfrontues në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare.

Presidenti mirëpriti gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Sassoli për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, çka do të çonte në një zbatim më të shpejtë dhe të besueshëm të 9 prioriteteve të Bundestagut.

Presidenti Meta përshëndeti edhe angazhimin për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e procesit të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor, përmes një qasjeje më demokratike, më transparente, dhe më pranë qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME