Categories Lajme

Meta mes blegtorëve në Bizë e Martanesh, që presin më shumë vëmendje e mbështetje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vijon të promovojë turizmin malor. Fundjavën që lamë pas, Kreu i Shtetit e kaloi duke eksploruar dhe shijuar bukuritë e natyrës, mes maleve dhe pyjeve të Bizës dhe Martaneshit në zonën e Dibrës. Duke ndarë për ndjekësit e tij, foto dhe video, Presidenti Meta thekson se: ”Në këtë udhëtim mes këtyre bukurive magjepsëse pata kënaqësinë të takoja dhe disa nga blegtorët, të cilët punojnë mes shumë vështirësive dhe nuk dorëzohen, me bindjen se një ditë do të bëhet më mirë dhe për ta, do të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje, që këto vende të bekuara të mos braktisen”.

Postimi i plotë

Fundjava e kaluar midis maleve dhe pyjeve të Bizës dhe Martaneshit, ishte një mrekulli e shoqëruar me bukuri të ndryshme dhe të panjohura më parë për mua. Vetëm duke udhëtuar në të gjitha drejtimet që lidhin Bizën me rajonet e tjera të vendit e kupton rëndësinë e veçantë të saj strategjike dhe historitë që lidhen me të.

Biza ka edhe një liqen shumë të bukur dhe impresionues, të rrethuar nga pyje dhe male, për të cilat duhet treguar kujdes dhe vëmendje. Ndërsa monumentet natyrore janë pafund, siç është dhe gjelbërimi i pyjeve dhe maleve drejt Ballenjës në Martanesh.

Në këtë udhëtim mes këtyre bukurive magjepsëse pata kënaqësinë të takoja dhe disa nga blegtorët, të cilët punojnë mes shumë vështirësive dhe nuk dorëzohen, me bindjen se një ditë do të bëhet më mirë dhe për ta, do të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje, që këto vende të bekuara të mos braktisen.

Ndoshta për këtë ndihmojnë dhe objektet e kultit dhe besimit që ekzistojnë në këtë zonë, që njerëzit t’u qëndrojnë me kurajo disa vështirësive dhe pengesave që nuk i meritojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME