Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjitha artistët për kontributin e tyre në vitin 2018.
Meta ka zhvilluar një takim me violinistin Olen Çezari.
Ja çfarë shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook:
Është kënaqësi e madhe për mua që ta përfundoj këtë vit me violinistin tonë me famë botërore Olen Çezari.
Me këtë rast i falënderoj të gjithë artistët tanë për kontributin e tyre të shquar gjatë këtij Viti të Skënderbeut për promovimin e shkëlqyer kulturor që i kanë bërë Shqipërisë kudo në botë.
Bashkë me Olenin ngritëm një shëndet për të gjithë artistët tanë dhe familjet e tyre kudo ku ndodhen duke uruar suksese pafund në Vitin e Ri që po afron për të gjithë.
