Categories Lajme

Meta në Durrës pranë banorëve: Moment dramatik që kërkon angazhimin e gjithsecilit

Presidenti Meta i pranishëm në Durrës, ku po ndjek nga afër operacionin për nxjerrjen e trupave nga rrënojat e të riut Klajdi Qato, u shpreh ndër të tjera se ky është një moment dramatik që kërkon angazhimin e gjithësecilit

‘Sot jemi në momente mjaft dramatike për shkak të kësaj fatkeqësie natyrore. Është një fatkeqësi që kërkon angazhim të palodhur sepse ka njerëz nën rrënoja të cilët kërkojnë ndihmë, siç është rasti këtu, ku po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Është një punë që nuk po bëhet vetëm këtu, por edhe në Kënetë, Thumanë dhe do të vazhdojë edhe në orët në vazhdim. Shpresojmë që së bashku do të arrijmë që të minimizojmë pasojat, që të rikuperojmë më pas këto dëme materiale. Kërkimet do të vazhdojnë, dhe është pozitive që nga Greqia po na ndihmojnë. Puna do të vijojë pa u ndalur”, theksoi Meta.

I riu është lokalizuar poshtë gërmadhave në nje hotel në Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME