Categories Lajme

Meta në Konferencë për Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, si dhe të nismës së ndërmarrë prej tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, mori pjesë dhe përshëndeti konferencën ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut nën moton “Të adresojmë pabarazitë shëndetësore të Komunitetit Botëror të Talasemikëve”, që u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve mes të cilëve Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Mira Rakacolli, Kryetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë, znj. Ermela Zenelaj si dhe Presidenti i Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, Dr.Natale Capodicasa, Presidenti Meta në fjalën e Tij përshëndetëse bëri apel për eliminimin e pabarazive shëndetësore për t’iu ofruar të sëmurëve talasemikë një jetë të sigurt, cilësore dhe të denjë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, kujtojmë të paharruarin Musa Zenelaj, për atë punë të jashtëzakonshme, që ai ka bërë për vite të tëra, për të sensibilizuar opinionin publik në ndihmë të të gjithë atyre personave dhe sidomos të fëmijëve, të cilët përballojnë pasojat e talasemisë.
Ai ka qenë edhe njeriu, i cili më motivoi, për t’u angazhuar në krijimin e ‘Aleancës së Dhurimit të Gjakut’, gjatë këtyre viteve.

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, na kërkohet të ndërgjegjësojmë më shumë qytetarët tanë dhe vendimmarrësit rreth talasemisë, për të ndihmuar pacientët me talasemi që të jetojnë një jetë normale dhe gjithashtu të ndërmarrim nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e kësaj sëmundje.

Me gjithë arritjet e shkencës dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientëve talasemikë, shumë prej tyre përballen me sfida, si mungesa e një kujdesi gjithëpërfshirës në qendrat e specializuara, mungesa e një përfshirje të plotë shoqërore dhe profesionale, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore”, tha Meta.

ìNdërkohë sipas Kreut të Shtetit, problematikat që të sëmurët talasemikë duhet të përballojnë, u vështirësuan akoma më shumë për shkak të situatës dhe të pasojave të Pandemisë Covid.

“Me gjithë punën e jashtëzakonshme të shoqatave të ndryshme, të institucioneve shëndetësore, të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, të të rinjve dhe të rejave, që i janë përgjigjur thirrjeve për të dhuruar gjak, si edhe të shumë seancave të dhurimit të gjakut, që janë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit me komunitetet lokale dhe ato të huaja, gjatë vitit të pandemisë ka patur një rënie të konsiderueshme të numrit të dhurimeve dhe pamundësi të plotësimit të nevojave për gjak të të sëmurëve talasemikë në vendin tonë.
Frika nga infektimi me Covid-19 dhe mbyllja totale ishin disa nga faktorët që ndikuan në këtë ulje të numrit të dhurimeve.

Por, tashmë kemi një situatë më të qetë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak, dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë dëshiroj të falënderoj dhe Shoqatën ‘Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë’, që organizon këtë aktivitet, po ashtu edhe sipërmarrësit italian dhe dhuruesit shqiptarë, që u bashkuan thirrjes për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë.
Është përgjegjësi e gjithë ne, që të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore, profesionale, cilësore dhe të mirëintegruar”, theksoi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME