Moslejimi në Presidencë i ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Berndt Borchard, ka sjellë reagime të shumta nga palët politike. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në komentin e tij që i bëri aktit të presidentit Ilir Meta për të shpallur Borchardt si “non grata” në ambientet e presidencës.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Balla tha se gjendja ku ka degraduar presidenti është për të ardhur keq. “Thirrje Metës, të kthejë në shina institucionin. Borchardt ka reaguar pasi qytetarët e fyen. Ai është një përfaqësues i OSBE dhe duhet respektuar. Ambasadori ka një histori të gjatë në Shqipëri. Gjendja ku ka degraduar presidenti, për të ardhur keq.”-tha Balla.
