Categories Lajme

Meta, presion Gjykatës Kushtetuese: Do të jem këtu deri më 24 korrik 2022

I pyetur nga gazetarët se ccfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese vjen një vendim që e shkarkon nga detyra, Presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri nw vitin 2022.

“Këtu do të jemi deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm. Do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj me fillimin e sezonit të ri”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta reagoi sot për herë të parë pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij me 104 vota.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i Kuvendit, ndërsa shtoi se pret me shumë qetësi e durim përfundimin e procesit të ankimimeve për 25 prillit, që të bashkëpunojë me shumicën e re.

“Siç e dini, pushtetin në gjithë territorin e vendit e kontrollon një parti. Nuk po ju lodh kokën as juve dhe as gjithë shqiptarëve, sepse të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër Presidentit, por është një gjë tepër e qartë që gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Është për të ardhur keq që numri i denoncimeve zgjedhore para dhe pas procesit të zgjedhjeve është shumë herë më i lartë se në 2017.  Kjo ka ndodhur për shkak të mos hetimit të dosjeve të Dibrës e Shijakut, por edhe për shkak të sfidës që është bërë publikisht për të përsëritur tërmetin e Dibrës edhe në Vlorë, e gjithë Shqipërinë.

Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo të vijojë në Kuvendin e ri”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME