Categories Lajme

Meta pret në takim ambasadorin e ri të Rumanisë

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Rumanisë, Octavian Serban, i cili ka paraqitur Letrat Kredenciale. Gjatë bisedës, Meta theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke.

Kreu i shtetit i shprehu falenderimet ambasadorit Serban për ndihmën e Rumanisë në përballimin e pasojave dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, si dhe për mbështetjen në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, theksoi Presidenti Meta.  /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME