Categories Lajme

Meta publikon pikturën e dedikuar Vojo Kushit dhe jep mesazhin: Nuk ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka publikuar një pikturë të realizuar nga artisti Sali Shijaku, ku paraqitet qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të tij antifashistë 78 vite më parë. Meta ne mesazhin e tij ka kujtuar qëndresën e “Tarzanit” me fashistët, ku sipas tij ky i fundit fali jetën për Atdheun. Presidenti e ka quajtur Vojo Kushin si “frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri”. “78 vite më parë Tirana mbajti frymën për orë të tëra. Kodra e Kuqe, për 6 orë u ndez tym e flakë.

Qindra fashiste kishin rrethuar një nga lagjet më antifashiste të kryeqytetit për të arrestuar “Tarzanin” dhe shokët e tij, Sadik Stavalecin, Xhorxhi Martinin dhe Muharrem Llanajn, në shtëpinë e patriotes tiranase Ije Farka.

Armiku i kishte bërë gabim llogaritë. Qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të Tij ishte jashtë çdo parashikimi nga pushtuesit. Ndërsa Vojo Kushi humbi në këtë betejë shokët dhe mbeti i vetëm e pa municione, përmblodhi të gjitha fuqitë dhe kërceu si Tarzan i vërtetë mbi autoblindën e armikut duke e tmerruar pushtuesin dhe mbetur përjetë frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri.

Gjithmonë para se të niste shokët në aksion, Vojo Kushi u thoshte: “Nuk ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut.” Kush më bukur dhe burrërisht e bëri këtë se Vojo Kushi? Një mirënjohje e thellë sot i shkon Piktorit tonë të madh, Sali Shijaku, i cili 78 vite më parë, si një fëmijë 9-vjeçar i Kodrës së Kuqe, e përjetoi këtë betejë me ankth, dhimbje dhe shumë emocion.

Kjo ngjarje e gdhendur fort në kujtesën e Tij, falë talentit dhe dashurisë për këtë Hero të Popullit, u fiksua në kryeveprën monumentale të Tij, që paraqet ngadhnjimin e Heroit mbi armikun. Lavdi Heronjve të Atdheut!”, shkruan Meta. Më herët në daljet publike, kreu i shtetit e ka krahasuar vetën e tij me Avni Rustemin, Mic Sokolin apo Vojo Kushin që “do mbrojë Shqipërinë përballë interesave të Sorosit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME