Presidenti Ilir Meta ka pasur një bashkëbisedim të vlefshëm dhe të këndshëm me ekspertin e shquar të politikave të jashtme, profesor Daniel Serwer.
Në shënimin e tij në Facebook, Meta shprehet: “I lumtur të takoja profesor Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C.
Kënaqësi e veçantë që një ndër librat e tij “Nga lufta te paqja, Ballkani, Lindja e Mesme, Ukraina”, tashmë është përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të jetë në dispozicion të lexuesve të interesuar.
Kontributet e profesor Daniel Serwer në shërbim të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit, meritojnë mirënjohjen më të madhe.”