Categories Lajme

Meta uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit.

Meta shkruan se kremtimet e Fiter Bajramit na kujtojnë sakrificat e patriotëve tanë të besimeve të ndryshme fetare për të ndërtuar shtetin e pavarur dhe sovran, si dhe për të konsoliduar një nga vlerat më përfaqësuese të kombit shqiptar, harmoninë e ndërfetare.

Më tej kreu i shtetit shprehet se duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë, pa të cilën liria e besimit sot nuk do të ishte e mundur dhe për të forcuar Shqipërinë në tërësi.

Mesazhi i plotë i Metës:

Sonte i bashkohem festës së çdo besimtari mysliman shqiptar për mirëseardhjen e Fiter Bajramit dhe urimeve të përzemërta për agjerim të pranuar, për më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja.

Me thirrjen e lutjeve të mëngjesit, nesër nga xhamitë e qyteteve dhe të fshatrave tona, besimtarët do të shënojnë përmbylljen e Ramazanit, të një muaji reflektimi shpirtëror plot sakrifica, por edhe me sfida të tjera të vështira shoqërore, që kaluam së bashku.

Shumë shqiptarë ndanë gjatë Ramazanit ndihmën e tyre fisnike për njerëzit në nevojë, duke ju gjendur pranë të sëmurëve, të varfërve dhe të pamundurve, me qëllimin e mirë për të ndërtuar një jetë të përbashkët komunitare, më të drejtë dhe më solidare.

Mbështetur në këto parime dhe vlera të larta hyjnore, morale, sociale dhe kombëtare është koha të angazhohemi çdo ditë për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore, që udhëhiqet me besimin në Zot, me përgjegjësinë qytetare dhe institucionale, vetëm drejt së mirës së përbashkët dhe që e refuzon arrogancën, korrupsionin, veset dhe dhunën, në çdo formë që ato mund të shfaqen.

Kremtimet e Fiter Bajramit na kujtojnë sot me krenari sakrificat e patriotëve tanë të besimeve të ndryshme fetare për të ndërtuar shtetin e pavarur dhe sovran, si dhe për të konsoliduar një nga vlerat më përfaqësuese të kombit shqiptar, harmoninë e mrekullueshme ndërfetare.

Kjo trashëgimi e vyer nuk do të ishte e mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të klerikëve myslimanë, të cilët mbi gjithçka vendosën Atdheun, si gjënë më të shenjtë.

Së bashku, edhe ne, duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë, pa të cilën liria e besimit sot nuk do të ishte e mundur dhe për të forcuar Shqipërinë në tërësi, për ta kthyer atë në familjen tonë të përbashkët, ku të gjithë të kenë mundësinë të ndërtojnë të ardhmen e tyre të sigurt europiane dhe ku askush të mos ndihet i përjashtuar, i izoluar, i nënçmuar dhe i vjedhur.

“Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni për të mirë dhe mos nxisni urrejtje.” Kuran
GËZUAR FITER BAJRAMIN!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME