Categories Lajme

Meta uron për Krishtlindjeve: Më shumë urtësi për të çelur negociatat me BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe nga klerikët të lartë të Bashkësisë Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Presidenti Meta, i cili shoqërohej në këtë vizitë edhe nga tre fëmijët e tij, u përcolli urimet më të mira besimtarëve të krishterë për Festën e shenjtë të Krishtlindjeve:

“Gëzuar të gjithëve në këtë ditë të shënuar të lindjes së Krishtit! Gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë, por njëkohësisht edhe të gjithë shqiptarëve! Le të sjellë kjo ditë më shumë paqe, gëzime dhe lumturi për të gjithë.

Sot në këtë ditë le të mendojmë më shumë për të gjithë ata që janë në vështirësi. Të mos i lëmë të vetëm dhe t’u japim dorën për një rrugë të gjatë të përbashkët në mënyrë që shoqëria jonë të jetë gjithnjë e më e plotë, të jetë gjithmonë edhe më shpresëdhënëse, sidomos për të rinjtë dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë që meritojnë një të ardhme si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre”, – tha Presidenti Meta, duke shprehur edhe një urim për vitin e ardhshëm, ndërsa vlerësoi edhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë komunitete fetare për shoqërinë shqiptare.

“Kjo është një ditë që në fton të gjithëve të shtojmë urtësinë edhe mençurinë, që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar e të bashkuar, por edhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme që bëjnë komunitetet e besimit në vendin tonë, jo vetëm për besimin te Zoti, jo vetëm për besimin tek e drejta, tek e mira, te paqja, por mbi të gjitha atë punë të shkëlqyer dhe atë shembull që japin komunitetet tonë duke e rritur çdo ditë harmoninë ndërfetare në vendin tonë dhe kjo harmoni duhet të reflektojë kudo e në radhë të parë duhet të reflektojë në politikë”, – tha Presidenti i Republikës.

Gjithashtu, Presidenti Meta vizitoi Bashkësinë Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për t’u uruar personalisht festën e shenjtë të Krishtlindjeve Kryetarit të VUSH-it, Pastor Ylli H. Doçi si dhe drejtuesve e besimtarëve ungjillorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME