Categories Politike

Meta viziton qendrën sociale ‘Shërbesa e Dashurisë’, drekë më shtresat në nevojë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot qendrën sociale të Mitropolisë së Korçës “Shërbesa e Dashurisë”, ku u takua përzemërsisht me fëmijë dhe pjesëtarë të familjeve në nevojë, me të cilët ndau urimet e sinqerta për Vitin e Ri 2019.

Presidenti i Republikës mori pjesë gjithashtu në drekën e shtruar për shtresat në nevojë, një traditë 20-vjeçare e përditshme e kësaj Mitropolie.

Presidenti Meta theksoi se “Kemi nevojë të jemi më shpesh pranë këtyre njerëzve, sepse siç dëgjova edhe Imzot Joanin, nga i cili gjithmonë mëson: ‘Ai që nuk e shikon Krishtin te sytë e lypësit pranë Kishës, e ka të vështirë ta gjejë atë diku tjetër’. Besoj se është detyrim i yni, i gjithë institucioneve qendrore e vendore që të bëjmë më shumë për të garantuar jetesën dhe dinjitetin e këtyre njerëzve, të cilët nëpërkëmben nga varfëria, por shpesh edhe nga braktisja e institucioneve, nga burokracia dhe mosvëmendja.

Padyshim vëmendja jonë për bashkësitë fetare është e jashtëzakonshme, sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe e bëjnë atë pa publicitet. Por nuk mjafton kjo, ne duhet të marrim përgjegjësitë tona si shtet. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim e të tregojmë përgjegjësitë tona sociale e të tregojmë më shumë njerëzillëk.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME