Categories Showbiz

“Metallica” dhuron 250 000 euro për një spital për fëmijë

/ATSH-AFP/ – Grupi emblematik amerikan i heavy metal “Metallica” ka dhuruar 250 000 për një shoqatë që po ndërton në Bukuresht spitalin e parë onkologjik për fëmijët e Rumanisë, bëri të ditur sot grupi.

“Ky është një gjest për të cilin as nuk kishim guxuar të endërrojmë”, deklaroi Carmen Uscatu, një prej dy themelueseve të shoqatës rumune Daruieste Viata (Jep jetë). “Qëllimi ynë është të japim pak gëzim për fëmijët e sëmurë, ashtu si grupi “Metallica” bën të lumtur fansat e tij në mbarë botën”, shtoi ajo pas koncertit të grupit në Bukuresht.

“Etapa jonë e fundit e turneut europian fillon me një donacion shumë special”, theksoi Metallica në një komunikatë të shoqatës bamirëse “All Within My Hands”, themeluar nga grupi. Të prekur nga fati i fëmijëve të sëmurë, në një vend ku përqindja e të mbijetuarve nga kanceri është më e ulta në Europë dhe ku vdekshmëria e fëmijëve është dy herë më e lartë se mesatarja europiane, Carmen Uscatu dhe Oana Gheorghiu, themeluesja tjetër e OJQ-së, bëri thirrje në fund të vitit 2017 për donacione, për të ndërtuar një spital onkologjik.

Më pak se dy vjet më vonë, skeleti i ndërtesës prej gjashtë katesh është gati ndërkohë që 10 milionë euro nga donacionet private janë mbledhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME