Categories Lajme

Meteorologët: Shkurti do të jetë me mot të qëndrueshëm

Shkurti pritet që të jetë një muaj me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta ajri. Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb në një intervistë për ABC ka bërë me dije se vetëm dy ditët e para të shkurtit do të kenë mot me praninë e vranësirave dhe të reshjeve ndërsa më pas moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt pritet që të kemi dhe disa ditë me praninë e reshjeve dhe të motit të acartë. “Dy ditët e para të shkurtit do të na sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore dhe të paktën dhjetë ditëshi i parë i ishkurtit presim mot të kthjellët përjashtuar ndonjë ditë me prezencë të vranësirave dhe të reshjeve të pakta.

Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes për të arritur në vlerat maksimale në 15 gradë. Ndërsa në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt të kemi disa dit me mot të acartë dhe me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME