Categories Lajme

Meteorologu tregon zonat ku termometri do të shkojë më shumë se 41°C

Meteorologu Akil Osmani, foli në lidhje me situatën metorologjike në vendin tonë. Osmani bëri me dije se ditën e sotme temperaturat në ultësirën perëndimore do të arrijnë në temperatura deri në 41 gradë celciu, madje dhe më shumë në zonat e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës.

Këto temperatura sipas meteorologut janë 10 gradë më të larta se mesatarja e muaji qershor dhe vijnë si pasojë e masave ajrore afrikane që kanë pushtuar Mesdheun. Rënia e temeraturave sipas Osmanit do të fillojë nga dita e nesërme dhe gjatë fundjavës do të kapin vlerat 35-36 gradë celcius.

“Temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente në territorin shqiptar. Vlerat në ultësirën perëndimore do të variojnë nga 38 gradë celcius në 41 gradë, apo dhe të tejkalohen në zona si Belshi, Cërriku dhe Kuçova.

Temperaturat do të jenë të larta jo vetëm në ultësirën perëndimore, por edhe në zonat malore, ku vlerat do të jenë më të larta se 35 gradë celcius.

Këto temperatura të larta vijnë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit Afrikan që kanë prekur pellgun e Mesdheut përfshirë dhe Shqipërinë. Ky muaj do të luhatej në vlerat maksimale 30 gradë celcius, momentalisht shënohen vlerat 41 gradë celcius, 10 gradë më shumë se mesatarja e vlerave normale.

Duke filluar nga dita e nesërme, ashtu dhe fundjava do të sjellin një rënie të lehtë të temperaturave, ku  të shtunën do të bien me dy gradë celcius. Rënia e temperaturave do të vijojë edhe të dielën ku vlerat termike do të kapin shifrat 35-36 gradë celcius”, tha Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME