Categories Showbiz

Mevlani preket kur flet për Ledjanën: S’takohem më, më mungon…

Një prej konkurrentëve më të komentuar të emisionit ta dashurisë ‘Për’Puthen”, Mevlan Shaba ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” për marrëdhënien e tij me Ledjanën, me të cilën dolën çift nga programi.

I pyetur për ‘trekëndëshin’ e dashurisë, Antonela- Ledjana-Mevlan, ky i fundit u shpreh se ka qenë tepër i shqetësuar dhe në një situatë tepër të vështirë mes dy vajzave. Por, tashmë që programi ka përfunduar ai thotë se zgjodhi të dilte prej aty me Ledjanën edhe pse tashmë nuk janë më bashkë.

Mevlani emocionohet teksa sheh në ekran fragmente nga takimet e tyre dhe thotë se nuk takohen më së bashku, por pranon që i mungon Ledjana.

Mevlani: Ju e keni parë mirë me kë femër kam dalë unë dhe cilën zgjodha. Nuk ishte një zgjedhje e detyruar. S’jemi bashkë, është e vërtetë.

Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, siç e kanë marrë vesh të gjithë shqiptarët punën e kokëfortësisë, edhe erdhi momenti që ne nuk po u takonim më dhe nuk po flisnim më. Mu duk në çudi që të linim njerëzit në dilemë dhe vendosa ta them. Ishte një gjë që nuk po funksiononte.

Flor Gjini: Po pse u emocionove sapo përmendëm Ledjanën?

Mevlani: Po emocionohem, e kam pëlqyer atë njeri, nuk mund ta mohoj. Na mungojnë ato fragmente të bukura që po sillni. Por janë gjëra që nuk jemi ne as të parët as të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME