Categories Lajme

Mijëra celularë, medikamente dhe tonelata me duhan/ Goditet rasti i kontrabandës drejt Kosovës

Goditet një rast tentative për kontrabandim mallrash drejt Kosovës.

Bëhet fjalë për mallra, për të cilat paguhet akcizë.

Policia Kufitare ka vënë në pranga dy shtetas në flagrancë, pasi i janë gjetur një sasi mallrash me vlerë totale 54.350.000 lekë brenda dy automjeteve të tyre.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore të ndryshme, disa arka me 41 000 tableta dhe 2 194 celularë, ndërsa gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin B. L., u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë totale 930 kg.

Gjatë kalimit të tyre në kufi, blutë kanë ushtruar kontroll në automjetin furgon me drejtues të identifikuar me iniciale B.L., dhe në veturën e tipit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, operacioni policor i koduar “Tarifa”. Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar në Kosovë, mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen mallra të ndryshme, me vlerë totale rreth 54 350 000 lekë dhe 2 automjetet ku u gjetën këto mallra.

Arrestohen në flagrancë 2 drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kontrabandë mallrash, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Tarifa”.

Gjatë operacionit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kaluan në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjetin furgon me drejtues shtetasin B. L. dhe automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. M.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore të ndryshme, disa arka me 41 000 tableta dhe 2 194 celularë, ndërsa gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin B. L., u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë totale 930 kg.

Mallrat, me vlerë totale rreth 54 350 000 lekë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 automjetet.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 52 vjeç, dhe F. M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME