Categories Lajme

Mijëra grekë protestojnë për çështjen e emigrantëve

Banorët e ishujve grekë, ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për t’i zëvëndësuar kampet e refugjatëve me qendra paraburgimi. Protestat u mbajtën në ishujt e Lesbos, Samos dhe Chios. Protestuesit kërkuan që migrantëve tu lejohet të lëvizin në kontinentin evropian dhe refugjatëve tu lejohet që të largohen nga vendi. “Ishujt nuk mund të jenë burgje. Së bashku me migrantët dhe refugjatët edhe ne jemi duke u burgosur”, tha Stratis Ververis, një nga protestuesit, shkruan Rel.

Më shumë se një milion migrantë janë larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme për në Turqi, dhe nga aty, kanë kaluar në territorin grek. Fluksi më i madh i hyrjeve të migrantëve ndodhi në vitet 2015-2016. Vitin e kaluar, 59 726 migrantë dhe refugjatë arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara. Organizatat humanitare i kanë përshkruar si të tmerrshme kushtet e jetesës së rreth 36.000 njerëzve në kampet greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME