Categories Lajme

Mijëra njerëz nisen drejt detit për të shpëtuar nga zjarret

Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.

Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive. Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”. Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë. Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor. Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melbërnit janë bllokuar për shkak të zjarreve. Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm. Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi. / Rel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME