Categories Showbiz

Miley Cyrus kopjon Elvana Gjatën

Të huajt tani kopjojnë kreativitetin e artistëve tanë! Elvana Gjata njihet si ndjë nder artistet shqiptare që gjithmonë ka sjellë stil të ri dhe modern, si në muzikë ashtu edhe në dukje dhe videoklipet e saj gjithmonë të realizuar me shumë profesionalizëm.

Artistja gjatë këtij viti ka qenë shumë e angazhuar në projekte të reja, duke publikuar vazhdimisht këngë që janë shndërruar hite, gjatë gjithë sezonës së verës e madje edhe gjatë gjithë këtij viti, shkruan Gazeta Express. Ndërsa videoklipi i bukur i Elvanës, më i fundit që ka publikuar, siç duket ka inspiruar edhe këngëtaren me famë botërore, Miley Cyrus.

Këngëtarja e njohur amerikane ka publikuar dje me videoklip këngën e saj të re të titulluar ‘Slide Away’. Për një ditë, kjo këngë ka arritur që t’i mbledhë mbi 6 milionë klikime. Por ajo që vërehet në videon e publikuar është ngjashmëria me skenat e këngëtares së njohur shqiptare, Elvana Gjatës. Në videon e këngës “A m’don” të Elvana Gjatës ka ngjashmëri të dukshme të skenave me videon e këngës ‘Slide Away’ të Miley Cyrus. Elvana Gjata këngën e ka publikuar më 8 gusht të këtij viti.

Miley gjatë muajit të kaluar ka vizituar për herë të parë një vend shqiptar, pasi ka ardhur në Kosovë për të performuar në festivalin ‘Sunny Hill’.

E pikërisht gjatë kësaj periudhe për Mileyn është për folur shumë për ndarjen e saj pas një kohe të shkurtër që qëndroi e martuar me Chris Hemsworth. E kjo këngë flet pikërisht për këtë ndarje, ndërsa Miley shfaqet si një vajzë që është e ngopur nga festat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME