Categories Lajme

Miliarderi spanjoll kthen në kujtesë incidentin me Mihal Kokëdhimën, rrëfen ç’ndodhi…

Mihal Kokëdhima u shndërrua në personazhin më të folur gjatë muajit gusht në Shqipëri, i cili tërhoqi edhe vëmendjen e mediave të huaja. Biznesmeni u bë i famshëm pas videos së publikuar në media, ku shfaqej teksa sulmoi 5 turistë spanjollë, duke iu hipur mbi kofanon e makinës ku ata udhëtonin e qëndroi aty për gati 3 kilometra rrugë.

Skena e frikshme ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo theu xhamin e makinës me duar, u bë virale në mediat kryesore botërore. Viktimë e sulmit të pazakontë ishte biznesmeni i njohur spanjoll Eugenio Galdon, i cili së bashku me familjen e tij kishin shkuar në restorantin e këtij të fundit, ku porositën peshk. Së fundmi, miliarderi spanjoll ka kthyer në kujtesë ngjarjen e ndodhur në 15 gusht. Në një intervistë për mediat spanjole, ai tregoi arsyen pse ndodhi incidenti. Sipas tij, Mihal Kokëdhima detyronte të huajt të merrnin një peshk për person, por kamarieri i kishte rekomanduar gjysmën, pasi ishin shumë të mëdhenj.

Ai vazhdon më tej duke shtuar se pronari u inatos nga veprimi i kamerierit dhe e goditi këtë të fundit. Ata u larguan, por pronari i restorant “Panormës”, që u shemb disa ditë pas incidentit, sulmoi guidën dhe më pas çdo gjë degjeneroi. Biznesmeni 69-vjeçar, pasuria e të cilit llogaritet në 310 milionë euro, theksoi se Shqipëria është një vend i bukur dhe se ka njerëz të mirë, shkruan “abc news”.

Ai u shpreh:

Sigurisht që nuk do të largoheshim pa paguar, për aq kohë sa nuk na shërbyen ushqimin. Pronari i restorantit, që rezultoi të ishte pa leje, detyronte të huajt që të merrnin një peshk për person, por kamerieri na rekomandoi gjysmën, pasi ishin shumë të mëdhenj. Pronari u inatos dhe e goditi kamarierin. Guida besonte se nuk do ta sillnin ushqimin dhe kur po largoheshim, pronari goditi guidën. Çdo gjë degjeneroi aty. Nuk e bën një person vendin. Shqipëria është shumë e bukur, me njerëz të mirë. Ne na qëlloi një barbar. Ishte mësim jete sepse kaluam një kohë të keqe.”

Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, vendim i cili u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit më 27 gusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME