Categories Lajme

Miliona fëmijë në botë shfrytëzohën, ja se si

Puna e fëmijëve njihet si forma më e keqe e abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve u kërkon qeverive të marrin masa efektive për çrrënjosjen e një fenomeni kaq të tmerrshëm në mbarë botën.

Puna e fëmijëve është problem i përhapur kryesisht në vendet në zhvillim. Afrika dhe Azia përbëjnë mbi 90% të totalit të punësimit të fëmijëve.

Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se numri i fëmijëve që punojnë është rreth 250 milionë në vendet në zhvillim, prej të cilëve të paktën 120 milionë punojnë me kohë të plotë.

Nga këta fëmijë që punojnë 61% janë në Azi, 32% në Afrikë dhe 7% në Amerikën Latine.

Në Pakistan rreth tetë milionë fëmijë punojnë në profesione të ndryshme dhe dy të tretat e tyre janë të punësuar me kohë të plotë.

Të drejtat themelore të fëmijës si mbijetesë, arsim, mbrojtje dhe zhvillim janë shkelur rëndë nga shfrytëzimi që iu bëhet atyre me ounë të rënda dhe plotësisht të papërshtatshme për ta.

Shkaku kryesor i punës së fëmijëve është varfëria e skajshme që detyron prindërit të punësojnë fëmijët e tyre për disa para shtesë për jetesën e përditshme.

Image

Sipas një studimi të kryer në vendet në zhvillim ka rezultuar se në vendet në zhvillim pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë për faj të varfërisë ndërsa një pjesë tjetërpër shkak se shfrytëzohen dhe detyrohen dhe si përfundim një përqindje e vogël punojnë për interesat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME