Categories Lajme

Miliona lekë shpenzime për të prekurit me Covid që trajtohen në banesë, Rama premton paketë mbështetëse

Në një konferencë me gazetarët që është duke u zhvilluar prej një ore në kryeministri, Edi Rama ka premtuar shkarazi dhe një paketë të re mbështetëse për qytetarët. Sipas Ramës paketa do të dalë shumë shpejt, dhe do të jetë një mbështetje për personat e sëmurë, si dhe familjet në ndihmë ekonomike, por pa saktësuar më konkretisht se në çfarë do të konsistojë ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Rama premton një paketë ndihmëse për qytetarët, ndërkohë që paketa e tretë që u premtua nuk u pa në asnjë rast që të zbatohej në realitet. Rama tha se ai dhe qeveria nuk duan që të ketë një mbyllje të ekonomisë, e për këtë shkak nuk ka masa drastike kufizuese.

“Kemi gati edhe një paketë tjetër që do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike. Sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme. 

Nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende. Masat shtrënguese janë minimale sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë se ka mundësi të mbahet një ekuilibër. U bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e veta. Për njerëzit më në nevojë situata nuk është e lehtë. Për ata me ndihmë ekonomike, deri në mbarim të kësaj flame, të bëjmë një shtesë financiare të konsiderueshme”, u shpreh Rama.

Qindra qytetarë që janë duke u trajtuar për Covid në banesat e tyre, janë të detyruar të shpenzojnë deri në 1 mijë apo 2 mijë euro për kurimin e pasojave të sëmundjes, ndërkohë që asnjë prej ilaçeve që rekomandojnë mjekët nuk janë pjesë e listës së barnave që rimbursohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME