Categories Lajme

Miliona njerëz tashmë kanë fshirë WhatsApp-in

Për shkak të një azhurnimi shumë të dobët të kushteve të përdorimit, miliona përdorues të WhatsApp e kanë lënë atë platformë dhe kanë kaluar në alternativa si Signal dhe Telegram.

Braktisja e platformës ishte aq e madhe sa WhatsApp u desh të shtynte zbatimin e kushteve të reja, të cilat ishin planifikuar për 8 shkurt, për 15 maj, në mënyrë që t’u shpjegonte përdoruesve ndryshimet që po bëhen, shkruan The Guardian. Gjatë tre javëve të para të janarit, platforma e mesazheve Signal fitoi 7.5 milionë përdorues të rinj në të gjithë botën dhe Telegram 25, ndërsa WhatsApp ra nga vendi i tetë në vendin e 12-të më të shkarkuar në Mbretërinë e Bashkuar në 12 janar.

Nga ana tjetër, Signal më 6 janar nuk ishte as midis 1000 aplikacioneve të para më të shkarkuara, dhe më 9 janar arriti vendin e 1-rë. Drejtori i Politikave Publike të WhatsApp për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Niam Sweeney i tha Komitetit të Punëve të Brendshme se beson se eksodi lidhet me azhurnimin e kushteve të shërbimit të kompanisë.

Siç shpjegoi, azhurnimi supozohej të mundësonte një grup të ri mjetesh rreth mesazheve të biznesit dhe të siguronte transparencë më të madhe rreth politikave ekzistuese të privatësisë. “Ne duam ta bëjmë të qartë se azhurnimi nuk do të ndikojë në privatësinë e mesazheve me miqtë dhe familjen në asnjë mënyrë”, tha WhatsApp.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME