Categories Lajme

Milot/ Makina del nga rruga, humbin jetën dy pasagjerët dhe plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë me dy viktima dhe një të plagosur është shënuar në orët e para të së shtunës në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.

Policia bën me dije se në këtë aksident, një 35-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa për fat të keq, kanë humbur jetën dy pasagjerët që udhëtonin me të, dy të rinj nga Tirana, të moshave 30 dhe 31 vjeçare.

Denis Gjeta dhe Marius Çeça janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë. Ndërsa i plagosur është shtetasi Marsel Busho.

Mirditë / Informacion paraprak, Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME