Categories Lajme

Mimoza Ahmeti: Si u ‘keqkuptua’ me mua Nexhmije Hoxha

Poetja Mimoza Ahmeti është e para që nis një cikël leximesh nga poezia shqipe të titulluar “Poetët për poetët” iniciuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Poetja e njohur e viteve 90-të, shfaqet në një video, publikuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, duke lexuar poezinë e saj më të re, të titulluar “Tjetri”. Por fabula e kësaj poezie duket interesante pasi Ahmeti, duket se flet për gruan e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Duket se mes tyre ka pasur një keqkuptim. Për më shumë lexoni poezinë e shkruar prej Ahmetit.

“Tjetri”

Mimoza Ahmeti

Unë isha një poete e re, që ajo nuk e takoi asnjëherë. Ajo ishte një grua, “Diktatorja”, që unë nuk e takova asnjëherë. Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja “hiena me sy të kaltereme”. Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime! Gruaja “Diktatore” kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të.

Kur “Diktatoren” e rrëzuan nga pushteti, kritiku më në zë i letrave dhe esteti, më thoshte që donte të shkruante një libër për mua. Se si diktatura më kishte censuruar dhe përndjekur. Unë nuk mund t’i shpjegoja atij se ajo poezi e mallkuar, që e kishte bërë atë grua të tërbohej, i kushtohej të dashurit tim. Kritiku estet më ndiqte. Vazhdoja t’i ikja, derisa ndërroi jetë. Po këtë vit, ndoshta nga Corona, ndërroi jetë edhe “Diktatorja”. Tani që ata të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pohoj se diktati vjen nga keqkuptimi dhe se frika nga tjetri krijon fantazmën historike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME