Categories Lajme

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Kushdo që blen gaz me rubla po ndihmon Rusinë të na vrasë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar pas deklaratës së bërë nga lideri rus Vladimir Putin i cili tha të mërkurën se vendet që nuk janë “miqësore” me Rusinë do duhet ta blejnë gazin me rubla.

Në një postim në Twitter, Dmytro Kuleba shprehet se çdo vend anëtar i BE-së që pranon “kërkesat poshtëruese” të Rusisë, është duke ndihmuar pushtuesin që të vrasë më shumë në Ukrainë.

“Nëse ndonjë vend i BE-së dorëzohet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit me anën tjetër. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të përgjegjshme”.

Kujtojmë se dje Putin tha se vendet të cilat nuk janë miqësore me Moskën do të duhet të blejnë gazin rus me rubla.

Ai i dha bankës qendrore ruse një javë kohë për të gjetur një mënyrë për t’i konvertuar pagesat në rubla. Sipas Putin, ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se vendet do të vazhdojnë të furnizohen me gaz në përputhje me kontratat ekzistuese.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi. Putin tha se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME