Në një kohë që bota është në luftë me Covid-19, ministri i Mbrojtjes në Japoni, Taro Kono, thotë se vendi i tij po përgatit protokollet për një sulm të mundshëm jashtëtokësor. Zyrtari theksoi se pilotët e forcave vetë-mbrojtëse japoneze nuk kanë gjetur ende UFO, por vendi gjithsesi po merr masa.
Qeveria e vendit aziatik raportoi se shtatë avionët e saj luftarakë bazë, të cilët shkojnë nga Hokkaido në Okinawa, tashmë janë duke punuar për të identifikuar “aeroplanët me origjinë të panjohur”.
Nga ana tjetër, Ministri tha që ai nuk beson në UFO, por do të donte të dinte pse Pentagoni lëshoi videot me UFO (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara). ”Megjithëse ushtria nuk ka parë ndonjë anije jashtëtokësore, vendi do të përgatitet për një pushtim eventual”.