Categories Lajme

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërorë. Provimet me detyrim dhe ai me zgjedhje do të kenë katër ditë diferencë nga një provim te tjetri. Do të nisin në datën 3 qershor me testin e gjuhës së huaj dhe do të mbarojnë mbarojnë në 15 qershor, me provimin e lëndës me zgjedhje.

Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021
Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
Matematikë – 11 qershor 2021
Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021

Ky vit ka qenë tepër i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kjo pandemi ka ‘detyruar’ arsimin që të marrë masa të ndryshme gjatë vitit shkollor. Kujtojmë se maturantët, pra klasat e XII zhvillojnë mësim vetëm ne mjediset fizike te shkollë për tu përgatitur për provimet dhe nuk janë përfshirë në strategjinë e mësimit te kombinuar.

Provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen një pjesë me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Në total testi përmban 60 pikë dhe është në tre nivele vështirësie. Në total do të jenë katër provime, tre prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje. Rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME