Categories Lajme

Ministria e Jashtme: Nuk është prekur asnjë shqiptar deri më tani, kemi vënë në dispozicion nr tel…

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për përmbytjet që kanë shkaktuar mbi 90 v iktima dhe shkatërrime në Gjermani, Belgjikë, Holandë e Zvicër. Sipas Ministrisë, deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga situata e motit të keq. Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase si dhe kanë vendosur në dispozicion numrat e ambasadave shqiptare në këto shtete për çdo emergjencë.

Postimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga kjo situatë e motit të keq.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Zvicër dhe Luksemburg lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:

Ambasada e RSH-së në Berlin:.    +49 174 861 9587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë:  +32 485 401 237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31 616 275 159

Ambasada e RSH-së në Zvicër:     +41 774 099 729

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME